Bota

Vazhdon të bjerë numri i të vdekurve nga Covid-19 në Itali, 260 të vdekur në 24 orët e fundit

Published

on

Numri i të vdekurve në Itali nga COVID-19 brenda 24 orëve të fundit ka arritur në 260, shifra më e vogël që nga 14 marsi. 56 prej tyre janë në Lombardi, rajonin që është prekur më së rëndi nga pandemia.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte pritet të bëjë zyrtare kalimin në “Fazën e Dytë” të reagimit ndaj pandemisë, pasi kulmi është lënë prapa tashmë, ndërsa masat kufizuese pritet të zbuten nga 4 maji, raportojnë mediet italiane.

919 të vdekur ishin regjistruar më 27 mars, që ishte dita më e rëndë në Itali gjatë kësaj krizë. Por, shifrat kanë rënë gradualisht gjatë prillit, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 260 raste me fatalitet.

Kjo është gati përgjysmë më pak se 534 të vdekur sa ishin regjistruar më 21 prill, e dukshëm më pak se të shtunën, kur u regjistruan 415 të vdekur.

Advertisement

Po ashtu është shifra më e ulët që nga 14 marsi, kur ishin regjistruar 175 të vdekur me koronavirus.

Trending

Exit mobile version