Albania

Vizita e Starmer në Tiranë për të kthyer Shqipërinë në kamp përqendrimi për emigrantët e paligjshëm në Britani, pas…

Published

on

Vizita e djeshme e kryeministrit britanik Keir Starmer në Tiranë duket se vjen jo si për të përshëndetur një aleat strategjik, por si për të testuar durimin e shqiptarëve për një “bashkëjetesë të re” me emigrantët e paligjshëm të Britanisë.

Pas Italisë, duket se Shqipëria po promovohet me ngulm si plani rezervë për “skarcitetin njerëzor” që Londra s’e do. Rama i mohoi zyrtarisht kampet, por nuk fshehu flirtin diplomatik, një “dashuri” që mund të bëhet martesë, ose veç një aferë sezonale. Por në skenë, gjithçka ngjante si teatër i sofistikuar, por prapa perdes janë negociata të ftohta, me interes të lartë politik.

Megjithatë në fund të ditës, Shqipëria po përdoret si kartë në lojërat e brendshme elektorale të Britanisë, ndërsa Rama sërish luan mjeshtërisht rolin e të fortit që thotë “jo”, por lë gjithmonë derën hapur. Pra një marrëdhënie e re lind në Ballkan, me përqafime para kamerave dhe kontrata të paqarta në sirtar.

Detajet

Advertisement

Konkretisht kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer, shkeli tokën shqiptare mëngjesin e së enjtes duke mbërritur në Tiranë në të parën vizitë zyrtare të tij, që i paraprin edhe takimit të Komitetit Politik Europian.

Kjo vizitë, për kryeministrin britanik është dëshmi se një kapitull i ri ka nisur në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se problemi i emigrantëve të paligjshëm shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, që ka tensionuar jo pak herë raportet mes qeverive, është tej-kaluar.

“Fakti që unë, kryeministri i parë britanik që vij në Tiranë në këtë takim dy palësh, duhet të shihet edhe si një deklaratë qëllimi për mënyrën sesi ka krijuar një lloj force marrëdhënia jonë.

Advertisement

Trending

Exit mobile version