Connect with us

Show - Biz

Horoskopi ditor, e Shtunë 11 Nëntor 2023

Published

on

Dashi

Duhet te jeni me tolerante dhe t’i jepni me shume rëndësi dialogut ne çift sot. Ne këtë mënyrë do largonit tensionin qe ka kohe qe ekziston ndërmjet jush dhe do ndiheni me te qete. Ata qe janë beqare do kalojnë një dite normale si gjithë te tjerat. Ne planin financiar nuk do ketë tronditje te mëdha kështu qe mund te bëni edhe ndonjë shpenzim te domosdoshëm.

Demi

Pritet qe dita e sotme te jete e vështirë për personat qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do shkoje ashtu si duhet dhe do jeni shume kokëfortë. Beqaret do tërhiqen mjaft nga persona te pashkolluar, por qe flasin shume. Kujdes sepse nuk mund te kalohet jeta vetëm duke thënë fjale boshe. Ne planin financiar duhet te tregoheni ende vigjilente dhe te shpenzoni me maturi.

Binjaket

Do tregoheni me realiste gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe çdo gjë do shkoje me se miri mes jush dhe atij qe keni ne krah. Beqaret do ndihen mire edhe pse nuk do e takojnë personin e tyre te ëndrrave. Çdo gjë ndodh për një arsye, kështu qe bëni edhe pak durim. Ne planin financiar ekuilibri nuk do trazohet aspak. Mund te rrini te qete ne këtë sektor.

Gaforrja

Përveç disa keqkuptimeve te vogla qe do keni me partnerin, atmosfera ne lidhjen tuaj do jete e ngrohte dhe jo shume problematike. Me mirëkuptim dhe dashamirësi mund te kaloni çdo pengese. Beqaret do kenë një dite te mrekullueshme e te mbushur me emocione. Ne planin financiar duhet te tregoheni shume strikte dhe te mos kryeni shpenzime te pamenduara.

Luani

Do keni shume konflikte me partnerin tuaj sot dhe gjerat nuk do shkojnë aspak mire ndërmjet jush. Qëndroni pak larg njeri-tjetrit dhe reflektoni me kujdes. Beqaret nga ana tjetër do jene me shume fat dhe do arrijnë ta gjejnë personin qe aq shume kane ëndërruar. Sektori i financave do vazhdoje te mbetet i njëjtë. Nuk priten as përmirësime, po as vështirësi.

Virgjeresha

Me ne fund dita e sotme do jete e mbushur me entuziazëm dhe harmoni për ata qe janë ne një lidhje. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do mendoni vetëm si te ndiheni sa me mire. Beqaret me siguri qe do kenë dashuri me shikim te pare. Ne planin financiar do ketë përmirësime te ndjeshme te situatës. Mund te bëni edhe ndonjë shpenzime me tepër sot.

Peshorja

Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga planetët gjate kësaj dite. Ne mbrëmje pasioni do jete i zjarrte dhe emocionet te papërshkrueshme. Shfrytëzojeni ditën deri ne sekondën e fundit. Beqaret do kenë një dite te qete dhe te bukur edhe pse do nuk do e gjejnë dashurinë. Financat do jene paksa me te qëndrueshme sesa kane qene dite me pare.

Akrepi

Jeta juaj ne çift do jete si një ëndërr e bukur sot dhe ju do dëshironi qe ajo te mos mbaroje kurrë. Ndjesitë qe do përjetoni do jene te papërshkrueshme. Beqaret do kenë disa takime, por personat nuk do iu duken ne lartësinë e duhur për krijuar një lidhje. Ne planin financiar duhet te vazhdoni te tregoheni te matur nëse nuk doni te keni probleme serioze.

Shigjetari

Fati do jete ne anën tuaj gjate kësaj dite dhe çdo gjë do shkoje me se miri ne jetën ne çift. Komunikimi do vazhdoje te mbetet pika me e forte e lidhjes suaj. Beqaret ka shume gjasa te vendosin t’ia shprehin ndjenjat personit qe pëlqejnë prej kohesh dhe te marrin një përgjigje pozitive prej tij. Ne planin financiar situata do jete ashtu si ka qene. Nuk pritet asnjë surprize.

Bricjapi

Do mbani me shume përgjegjësi për ato qe thoni dhe për veprimet qe do bëni sot ne jetën tuaj ne çift. Marrëdhënia me partnerin do jete me e mire dhe do behet pak me serioze. Beqaret do kenë shume fat ne dashuri dhe do e bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Financat do kenë disa vështirësi, por me pak maturi mund ta stabilizoni situatën.

Ujori

Dite shume e turbullt kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do bëni asnjë lëshim ndaj partnerin dhe debatet do jene pafund. Kujdes! Beqaret do jene te vendosur ta gjejnë atë qe kane ëndërruar dhe me pak mundim do ia dalin mbanë. Ne planin financiar mund te kryeni edhe ndonjë transaksion sepse situata do jete me e mire se kohet e fundit.

Peshqit

Ndjenjat tuaja për partnerin do jete aq te forta gjate kësaj dite saqë do jeni gati te merrni vendime te rëndësishme te cilat do ua ndryshojnë tërësisht jetën. Beqaret duhet te mendohen mire para se te joshin dike sepse me vone mund te pendohen rende. Ne planin financiar duhet te tregoheni te kujdesshëm me shpenzimet qe do kryeni.

Continue Reading

Albania

“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri

Published

on

By

Dom Mark Pashkja, zëdhënës i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, foli në lidhje me Krishtlindjet dhe mënyrën se si festoheshin ato në kohën e komunizmit, kur feja ishte e ndaluar.

Ai tregoi për një fenomen interesant që ndodhte në ato kohë në zonat e Shkodrës, ku shumë familje katolike shkonin te ato myslimane dhe u kërkonin që ato të përgatisnin ëmbëlsirat dhe gatimet për festën e Krishtlindjes, pasi vetë ato monitoroheshin.

“Shumë familje katolike shkonin te miqtë myslimanë dhe u thoshin që ëmbëlsirat dhe ushqimet tipike t’i përgatisnin ata dhe më pas, në mënyrë të fshehtë, një ose dy ditë para festës, familjet myslimane ua çonin familjeve katolike. Në këtë mënyrë festonin pa rënë në sy. Nuk mund të bënin vetë ëmbëlsira, pasi kjo ishte shenjë se po festoje dhe se nuk i kishe përqafuar mësimet e partisë dhe ateizmin, ku kisha konsiderohej armike e proletariatit. Ishte një natë ku shqiptarët provonin ato copëza aromash lirie, pasi festonin diçka që e kishin identitare, si lidhjen me Zotin. Në këto net, si Krishtlindjet, ishte hera e parë kur njeriu provonte të përtejmen, pavarësisht se unë vetë nuk e kam përjetuar”, tha ai.

Continue Reading

Bota

Legjenda e ekranit francez, Brigitte Bardot ndërron jetë në moshën 91-vjeçare

Published

on

By

Brigitte Bardot, aktorja dhe këngëtarja franceze që u bë një seks-simbol ndërkombëtar përpara se t’i kthente shpinën industrisë së filmit për t’u bërë aktiviste për të drejtat e kafshëve, ka ndërruar jetë në moshën 91 vjeç.

Bardot fitoi famë ndërkombëtare me filmin e vitit 1956 “Dhe Zoti Krijoi Gruan”, shkruar dhe drejtuar nga bashkëshorti i saj i atëhershëm, Roger Vadim, dhe për dy dekadat e ardhshme mishëroi idenë e “koteles së seksit” arketipe. Megjithatë, në fillim të viteve ’70, ajo njoftoi tërheqjen e saj nga aktrimi dhe u bë gjithnjë e më aktive politikisht. Mbështetja e saj e hapur për të drejtat e kafshëve, evoluoi në komente nxitëse rreth pakicave etnike dhe mbështetje të hapur për Frontin Nacional të ekstremit të djathtë të Francës, duke rezultuar në një sërë dënimesh për urrejtje racore.

E lindur në vitin 1934 në Paris, Bardot u rrit në një familje të begatë dhe tradicionale katolike, por shkëlqeu mjaftueshëm si balerinë saqë iu lejua të studionte balet, duke fituar një vend në Konservatorin prestigjioz të Parisit. Në të njëjtën kohë ajo gjeti punë si modele, duke u shfaqur në kopertinën e Elle në vitin 1950, ndërsa ishte ende 15 vjeç. Si rezultat i punës së saj si modele, asaj iu ofruan role filmash; në një audicion ajo takoi Vadim-in, me të cilin do të martohej në vitin 1952, pasi mbushi 18 vjeç. Bardot u zgjodh në role të vogla, me një rëndësi gjithnjë e më të madhe; ajo luajti interesin e dashurisë së Dirk Bogarde në Doctor at Sea, një hit i madh në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 1955.

Por ishte filmi i Vadim dhe Zoti e krijoi gruan, në të cilin Bardot luajti rolin e një adoleshenteje të lirë në Saint-Tropez, që e konsolidoi imazhin e saj dhe e shndërroi atë në një ikonë ndërkombëtare. Filmi ishte një hit i madh në Francë, si dhe në nivel ndërkombëtar, dhe e katapultoi Bardot në radhët e para të interpretueseve franceze të ekranit.

Përveç audiencës së kinemasë, Bardot u bë shpejt një frymëzim për intelektualët dhe artistët; jo më pak për të rinjtë John Lennon dhe Paul McCartney, të cilët kërkonin që të dashurat e tyre të asaj kohe t’i lyenin flokët biondë në imitim të saj. Kolumnisti Raymond Cartier shkroi një artikull të gjatë rreth “le cas Bardot” në Paris-Match në vitin 1958, ndërsa Simone de Beauvoir botoi esenë e saj të famshme Brigitte Bardot dhe Sindroma e Lolitës në vitin 1959, duke e paraqitur aktoren si gruan më të çliruar të Francës. Në vitin 1969, Bardot u zgjodh si modelja e parë e jetës reale për Marianne, simbolin e republikës franceze.

Në filli të viteve 1960, Bardot u shfaq në një sërë filmash francezë të profilit të lartë, duke përfshirë dramën e Henri-Georges Clouzot, e nominuar për çmimin Oscar, “The Truth”, “Very Private Affair” të Louis Malle (përballë Marcello Mastroianni-t) dhe “Contempt” të Jean-Luc Godard. Në gjysmën e dytë të dekadës, Bardot pranoi një numër ofertash nga Hollywood-i: këto përfshinin “Viva Maria!”, një komedi të periudhës me xhirim në Meksikë me Jeanne Moreau, dhe “Shalako”, një film western me Sean Connery.

Bardot pati gjithashtu një karrierë paralele muzikore, e cila përfshinte regjistrimin e versionit origjinal të këngës “Je T’Aime… Moi Non Plus” të Serge Gainsbourg, të cilën Gainsbourg e kishte shkruar për të ndërsa kishin një lidhje jashtëmartesore. (E frikësuar nga skandali pasi bashkëshorti i saj i atëhershëm, Gunter Sachs, e zbuloi, Bardot i kërkoi Gainsbourg të mos e publikonte; ai vazhdoi ta riregjistronte atë me Jane Birkin, duke arritur një sukses të madh komercial.)

Megjithatë, Bardot e gjeti presionin e famës gjithnjë e më bezdisës, duke i thënë gazetës Guardian në vitin 1996 : “Çmenduria që më rrethonte gjithmonë dukej joreale. Nuk isha kurrë vërtet e përgatitur për jetën e një ylli.” Ajo u tërhoq nga aktrimi në vitin 1973, në moshën 39 vjeç, pasi realizoi romancën historike “Historia Ndërtuese dhe e Gëzuar e Colinot”. Fokusi i saj kryesor u bë aktivizmi për mbrojtjen e kafshëve, duke iu bashkuar protestave kundër gjuetisë së fokave në vitin 1977 dhe duke themeluar Fondacionin Brigitte Bardot në vitin 1986.

Më pas, Bardot u dërgoi letra proteste udhëheqësve botërorë për çështje të tilla si shfarosja e qenve në Rumani, vrasja e delfinëve në Ishujt Faroe dhe masakra e maceve në Australi . Ajo gjithashtu shprehu rregullisht pikëpamjet e saj mbi masakrën fetare të kafshëve. Në vitin 2003, në librin e saj “Një britmë në heshtje “, ajo përkrahu politikën e krahut të djathtë dhe sulmoi burrat gej dhe lezbiket, mësuesit e shkollave dhe të ashtuquajturin “islamizim të shoqërisë franceze”, duke rezultuar në një dënim për nxitje të urrejtjes racore.

Bardot kishte një histori të gjatë në mbështetjen e Frontit Nacional të Francës (i cili që atëherë është riemëruar Tubimi Kombëtar), duke i thënë gazetës Guardian: “Lidhur me rritjen e tmerrshme të emigracionit, unë i ndaj plotësisht pikëpamjet e [Jean-Marie Le Pen].” Në vitin 2006, një letër drejtuar ministrit të brendshëm të atëhershëm, Nicolas Sarkozy, thoshte se popullsia myslimane e Francës po “shkatërronte vendin tonë duke imponuar veprimet e saj”.

Bardot u martua katër herë: me Vadim midis viteve 1952 dhe 1957, me Jacques Charrier midis viteve 1959 dhe 1962 (me të cilin pati një djalë, Nicholas, në vitin 1960), me Sachs (1966-1969) dhe me ish-këshilltari e Le Pen, Bernard d’Ormale, me të cilin u martua në vitin 1992. Ajo gjithashtu pati një numër marrëdhëniesh të profilit të lartë, duke përfshirë ato me Jean-Louis Trintignant dhe Gainsbourg./ The Guardian.

Continue Reading

Show - Biz

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

Published

on

By

Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Continue Reading

Trending

Copyright © 2017 Zox News Theme. Theme by MVP Themes, powered by WordPress.