UK

FOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli

Published

on

Një nënë dhe dy fëmijët e saj kanë humbur jetën pas një zjarri që shpërtheu në ‘Box Day’ në qytetin Stroud, në qarkun Gloucestershire të Anglisë.

Babai i familjes, i cili është punonjës aktiv i Policisë së Gloucestershire, ka mbijetuar dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Mbretëror të Gloucestershire-it.

Fillimisht, nëna dhe dy fëmijët, një vajzë 7-vjeçare dhe një djalë 4-vjeçar, ishin të zhdukur, por policia ka konfirmuar më pas se ata kanë ndërruar jetë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se zjarri nuk konsiderohet i dyshimtë dhe po trajtohet si një ‘aksident tragjik’.

Advertisement

Ekipet e emergjencës u thirrën në një banesë në Brimscombe Hill, pranë Stroud, rreth orës 03:00 të mëngjesit të 26 dhjetorit, bëri të ditur një zëdhënës i Policisë së Gloucestershire-it. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, shërbimi zjarrfikës dhe ambulanca.

Sipas Drejtorit të Hetimeve të Rënda (DSI), Ian Fletcher, nëna dhe babai u zgjuan rreth orës 03:00 dhe u përpoqën të arrinin te fëmijët, por nuk ia dolën për shkak të përmasave të mëdha të zjarrit.

‘Babai ka thyer një dritare të banjës për të dalë nga shtëpia dhe ka tentuar të hyjë nga jashtë drejt dhomës së fëmijëve,’ deklaroi Fletcher gjatë një konference për shtyp të hënën.

Megjithatë, ai nuk ka mundur të rikthehet brenda në banesë për shkak të intensitetit të flakëve. Hetimet për rrethanat e zjarrit vijojnë.

Advertisement

Trending

Exit mobile version