Sports

Ish-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën

Published

on

Anthony Joshua është plagosur në një aksident automobilistik në Nigeri, i cili la të vdekur dy persona të tjerë.

Joshua, 36 vjeç, ndodhej në një xhip Lexus kur automjeti u përplas me një kamion të parkuar sot, pak pas orës 11:00, në autostradën Lagos–Ibadan, në zonën Makun, sipas mediave lokale.

Pamje të publikuara në internet tregojnë ish-kampionin e botës në peshat e rënda pa bluzë dhe dukshëm të tronditur, teksa qëndron ulur brenda mjetit të shkatërruar, mes xhamave të thyer.

Më pas ai shihet i ulur në sediljen e përparme të një automjeti emergjence, duke biseduar me zyrtarët. Raportohet se Joshua ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa dy persona të tjerë u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, i tha Daily Mail Sport:

Advertisement

‘Jam me pushime familjare dhe u zgjova me lajmin për këtë incident. Po përpiqemi të kontaktojmë Anthony-n dhe, ndërkohë, nuk duam të spekulojmë për gjendjen e tij, por fatmirësisht nga pamjet që kam parë duket se është mirë.

Jemi në pritje të më shumë informacionit për atë që ka ndodhur dhe do të përditësojmë në kohën e duhur.’

Sipas informacioneve, Joshua ishte ulur pas shoferit, së bashku me një pasagjer tjetër, kur ndodhi aksidenti.

Advertisement

Në Lexus ndodheshin gjithsej katër persona në momentin e përplasjes, ndërsa sigurimi i tij e ndiqte nga pas me një automjet tjetër.

Trending

Exit mobile version