Show - Biz

Lazio dhe Fenerbahce në negociata të avancuara për Muriqin

Published

on

Vedat Muriqi mund të jetë shqiptari i radhës që do të transferohet në Serie A.

Pas Mërgim Vojvodës, që kaloi te Torino, Muriqi është duke u kërkuar tash e një kohë nga Lazio.

Marrëveshja nuk është arritur deri më sot vetëm për shkak të diferencës së kërkesave mes klubeve.

Tani, eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, raporton se klubet janë duke negociuar për ta sjellë në Itali Vedat Muriqi.

Advertisement

Sipas tij, ende ka një diferencë të vogël ekonomike, por negociatat janë duke shkuar mirë.

Di Marzio beson se negociatat do të vazhdojnë derisa të gjendet një zgjidhje që  sulmuesi i ‘Dardanëve’, që shënoi 17 gola në 36 paraqitje ta veshë fanellën e Lazios sezonin e ardhshëm. 

Advertisement

Trending

Exit mobile version