Kosova

Marrëdhëniet Shqipëri – Kosovë, Kurti: Synojmë bashkim të plotë doganor mes palëve

Published

on

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në konferencën shkencore ndërkombëtare me titull “Sfidat dhe Perspektiva e Bashkëpunimit  Ekonomik Kosovë – Shqipëri dhe Rajon”, e cila po zhvilloi punimet e ditës së dytë dhe të fundit.

Kurti tha se Kosova kërkon vijimin e bashkëpunimit me të gjitha vendet e rajonit, aq më shumë me Shqipërinë, ndërsa solli disa të dhëna konkrete të dy vendeve në fushën e ekonomisë.

“Investimet nga Shqipëria në Kosovë nga viti 2019 deri në vitin 2022 kanë shënuar rritje me 136.5%, të shprehur në vlera (në vitin 2019 kishim 15.2 milionë investime; një vit më vonë 2020 – 39.8 milionë; 2021 – 50.4 milionë dhe në vitin e kaluar  2022-79.7 milionë euro). Dëshirë e Kosovës është që këto investime të rriten, dhe që shteti ynë të jetë sa më mikpritës për biznesin, kapitalin e konsumatorin që vjen nga Shqipëria” tha zoti Kurti.

Por, Kurti foli edhe për synimet e Shqipërisë dhe Kosovës për të ardhmen.

Advertisement

“Angazhimi i radhës për të cilën kemi rënë dakord, është analiza ligjore e teknike (road map) për mundësinë e një bashkimi të plotë doganor mes palëve. Grupi i Punës ka përgatitur analizën përkatëse duke propozuar edhe instrumentet dhe masat për të shkuar drejt bashkimit doganor (unifikimi i procedurave, përafrimi tarifor, minimizimi i barrierave jotarifore, ristrukturimi i pikave të përbashkëta të kalimit kufitar etj)” tha ai. 

Për Kurtin, konferenca të tilla japin shumë efekte në planin konkret të integrimit të përbashkët të vendeve.

Advertisement

Trending

Exit mobile version