Departamenti amerikan i Drejtësisë bllokon 4 domainet e hakerave iranianë, mes tyre ‘Homeland Justice’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi sekuestrimin e katër domain-eve që i përkasin grupeve të hakerave iranianë, të lidhura me qeverinë iraniane të përdorura për të sulmuar infrastrukturat e shteteve armike me Iranin.

Domain-et e sekuestruara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabeloë80[.]org dhe Handala-Redëanted[.]to – janë përdorur nga MOIS (Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë e Iranit)  për të çuar përpara operacionet hakeruese ndaj kundërshtarëve të regjimit

Këto përfshinin marrjen e përgjegjësisë për sulme kibernetike, publikimin e të dhënave të ndjeshme të vjedhura gjatë këtyre sulmeve, si dhe thirrje për vrasjen e gazetarëve, disidentëve të regjimit dhe shtetasve izraelitë.

Rreth datave 15 korrik 2022 dhe 9 shtator 2022, aktorë të lidhur me MOIS përdorën domain-in Justicehomeland[.]org për të marrë përgjegjësinë për vjedhjen e dokumenteve sensitive nga institucione të qeverisë shqiptare.

Sipas autoriteteve amerikane, motivi i publikimit të këtyre të dhënave lidhet me vendimin e qeverisë shqiptare për të mbështetur grupin disident iranian Mujahedeen-e-Khalq (MEK), i cili në të kaluarën ka bërë thirrje të hapura për rrëzimin e regjimit në Iran, shkruan Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Share This Article