Dua Lipa dhe Callum Turner drejt një dasme luksoze në Sicili

Share

Dua Lipa dhe aktori Callum Turner po përgatiten për një dasmë luksoze në Palermo të Sicilisë, e cila pritet të zgjasë tre ditë dhe të mbledhë shumë figura të njohura të showbiz-it ndërkombëtar, sipas mediave britanike.

Raportohet se çifti ka rezervuar ambiente ekskluzive në hotelin Villa Igiea, ndërsa ceremonia kryesore mund të zhvillohet në vilën historike Villa Valguarnera në Bagheria, rreth 10 milje larg Palermos.

Mediat e kanë cilësuar eventin si një nga dasmat më të mëdha të vitit, duke e krahasuar me ngjarje ikonike në Sicili, për shkak të nivelit të lartë të të ftuarve dhe organizimit luksoz.

Megjithatë, detajet e publikuara mbeten ende të pakonfirmuara zyrtarisht nga vetë çifti.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit