Ish trajneri Silvinjo, ka bërë një reagim në profilin e tij, pas largimit nga drejtimi i Shqipërisë. Tekniku brazilian nuk i kursen fjalët e mira për vendin, që sipas tij e priti ngrohtësisht.Silvinjo shkruan se me të në drejtim, Kombëtarja shqiptare ka bërë një përparim të konsiderueshëm, ndërsa shton se do i mbështesë kuqezinjtë kudo që të jetë.


