Mbrëmja e sotme, kësaj proteste pritet t’i bashkohen mijëra shqiptarë nga diaspora, teksa në rrjetet sociale janë publikuar kolona të gjata automjetesh nga vende të ndryshme të Europës, me destinacion Shqipërinë.
Dje, protestuesit vijuan për mbi 2 orë marshimin kilometrik në rrugët e Tiranës. Pas ecjes në këmbë ata iu drejtuan sheshit “Skënderbej” në kryeqytet, duke mbyllur protestën-marshim, e 20-ta radhazi që prej nisjes së revoltës kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së drejtuar prej tij.
Protestuesit prej tre javësh tanimë mblidhen çdo natë para Kryeministrisë, mbajnë fjalime, lëshojnë thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe më pas nisin marshimin kilometrik në kryeqytet.


