Rama bën sërish “mea culpa”/ Asnjë qeveri nuk është perfekte, por nuk ndal sulmet ndaj protestuesve

Share

“Algoritmi po shpërndan konfliktin”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, i cili teksa komentoi zhvillimet në vendin tonë theksoi diferencëne  madhe që ekziston mes qeverisë dhe opozitës.Kryeministri Edi Rama ia ka vënë fajin algoritmit faktin që prej 20 ditësh mbahen protesta pasive.

Ai tha se algoritmi nuk do qetësinë dhe arsyen.

“Qeveri të përsosur nuk ka. Le ta harrojmë që të mendojmë se kjo e jona nuk ka probleme. Qeveria është jopoetike, kurse opozita duket revolucionale. Kur në kohën e diskursit histerik, ne jemi përballë një industrie, fitimprurëse. Kush mendon se me liket dhe folloëers bën politikë, bën gabim. Me ‘like’-t që mbledh, bën shërbimin e atyre oligarkëve. Alogritmi nuk shpërblen qetësinë, e varros. Nuk shpërblen nuancat, pasi ato janë kundërshtaret, Agloritmi nuk e do arsyen. Në të gjitha postimet, platformat, që janë të mërzitshme se janë të arsyeshme, kanë një shpërndarje më të ngadaltë se ato që janë tërheqëse, që janë skandaloze. Nuk kam besuar se demokracia është pronë e ekspertëve, por është e qytetarëve. Demokracia nuk ka thënë kurrë se çdo mendim ka peshë mbi çdo çështje. Ajo ka thënë se çdo qytetar ka të drejtën të flasë. Liria e fjalës në demokracitë funksionale se ka përmbysur kurrë ligjin e pashkruar të gravitet të dijes. Sot për herë të parë në demokraci Algoritmi i ka dhënë atij diçka që fitohej me shumë vite pune, dukjen. Vendosjen e vetes në vëmendje të të tjerëve, jo me hir, por me pahir. Ti je skllav i algoritmit që duke shtuar vëmendjen, të nxit që të bëhesh më kërcënues. Nuk ka rëndësi nëse ajo që flet është e vërtetë, apo nëser është e drejtë apo e padrejtë. Mjafton të jetë zemëruese. Ndaj jetojmë në një kohë kur britma mbijeton mbi argumentin.”, tha Rama.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit