Delegacioni amerikan e ai iranian në raundin e dytë për paqen

Share

I dërguari i presidentit të SHBA-së dhe ministri i Jashtëm i Iranit kanë udhëtuar për në Zvicër për bisedimet e paqes, raportojnë mediat e huaja.Bisedimet, të udhëhequra nga Steve Witkoff dhe Abbas Araqchi, shënojnë një përpjekje për ta shndërruar paktin e përkohshëm prej 14 pikash të kësaj jave në një marrëveshje rajonale të qëndrueshme për t’i dhënë fund luftës që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën më 28 shkurt.

Por vetëm disa orë pasi armëpushimi hyri në fuqi në Liban midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani, sulmet ajrore izraelite dhe sulmet me dronë vranë të paktën pesë persona në jug të vendit, njoftoi media shtetërore libaneze.Armëpushimi në Liban hyri në fuqi rreth orës 16:00 të premten, tha një zyrtar i lartë amerikan. Një zyrtar i lartë izraelit konfirmoi armëpushimin, ndërkaq Hezbollahu ende nuk e ka konfirmuar, por sekretari i saj i përgjithshëm, Sheikh Naim Qassem, tha se projekti për të eliminuar Hezbollahun ka dështuar.

Lexo më shumë

Lajmet e Fundit