Nuk ndalet revolta e qytetarëve për dorëheqjen e Edi Ramës, në ditën e 22-të të saj. Pas marshimit kilometrik në rrugët e Tiranës, qytetarët kanë vendosur të qëndrojnë sërish sonte para Kryeministrisë.
Dhjetëra prej tyre kaluan natën e dytë në Bulevardin para ndërtesës qeveritare.
Protestuesit vijojnë rezistencën dhe paralajmërojnë se nuk do të tërhiqen deri në largimin e Edi Ramës.


