A do të jetë John Terry pjesë e stafit të McFarlane-s? Tregon legjenda angleze!

albnews
By
1 Min Read

Ish-kapiteni, John Terry, ka deklaruar se ende nuk ka pasur asnjë kontakt nga trajneri Calum McFarlane në lidhje me përfshirjen e tij në stafin e ri teknik.

“Nuk jam i sigurt se si do të duket stafi i Calum-it. Nuk kam marrë asnjë telefonatë dhe asnjë mesazh”, u shpreh Terry.

Ai konfirmoi se do të vazhdojë punën e tij aktuale në akademi, duke theksuar rëndësinë e ndeshjeve të ardhshme: “Do të vazhdoj rolin tim në akademi. Do të jem atje nesër, kemi disa ndeshje shumë të rëndësishme përpara”.

Megjithatë, Terry bëri të ditur se mbështetja për trajnerin e ri dhe skuadrën do të jetë e plotë: “Të gjithë do ta mbështesim Calum-in. Ai bëri një punë shumë të mirë në ndeshjen si mysafir ndaj Manchester City-t më parë. Ne do të qëndrojmë pas djemve, sepse kjo është ajo që bëjmë”.

Kujtojmë se Calum dje u emërua trajner i Chelseat pas largimit të Liam Roseniorit.

Share This Article