Albania

Aksident në aksin Himarë-Borsh, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë

Published

on

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në aksin rrugor Himarë-Borsh.

Nga burimet konfirmohet se dy mjete janë përplasur mes tyre në rrugën që të çon drejt plazhit.

Si rrjedhojë e përplasjes dy persona kanë humbur jetën si dhe dy te tjerë janë plagosur rëndë.

Ditën e sotme, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Borsh – Plazh, mjeti tip fugon Benz Vito me targa AA 052 NV është përplasur me mjetin Foristradë Benz me targa AB 637 CX.

Advertisement

Si pasojë, ka gjetur vdekjen në vend drejtuesi i fugonit shtetasi Kujtim Mehmeti 60 vjeç, së bashku me bashkëshorten.

Drejtuesi i foristradës shtetasi Myfit Qejvani dhe pasagjeri janë transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës.

Viktimat janë një burrë i moshës 60 vjeç, dhe një grua e moshës 55 vjeçe, të cilët kanë qenë duke udhëtuar me mjetin tip Furgon.

Advertisement

“Sot, rreth orës 14:20, në rrugën e Borshit, janë përfshirë në një aksident rrugor një automjet tip “Benz” me një mjet të llojit furgon. Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i furgonit, shtetasi K. M., rreth 60 vjeç, dhe një pasagjere në këtë mjet, e cila dyshohet të jetë bashkëshortja e tij, punohet për identifikimin e saj. Gjithashtu, janë dëmtuar dy shtetasit që ndodheshin në automjetin tip “Benz”, konkretisht drejtuesi i mjetit, shtetasi M. Q., dhe pasagjeri, shtetasi P. A., të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore”, njofton policia. 

Trending

Exit mobile version