Show - Biz

Aksion policor sërish në Kaçanik lidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Lika

Published

on

Sot, në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante ka filluar një operacion policor, i cili po realizohet në komunën e Kaçanikut.

Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas tij, edhe në këtë rast pas përfundimit të operacionit policor, i cili po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, do të bëhen publike informacione shtesë.

Ky aksion policor po bëhet për rastin e vrasjes së tashmë të ndjerit rreshterit, Muhamet Lika.

Advertisement

Ndryshe, ditë më parë Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksioni të gjerë në Kaçanik, ku më shumë se pesë persona u arrestuan si të dyshuar për përfshirje në vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Trending

Exit mobile version