Technologji

Alarmohen autoritetet greke, telefonatat anonime në televizione paralajmërojnë për shpërthime me bomba

Published

on

Disa telefonata anonime në televizionet greke, ka alarmuar autoritetet e Greqisë, pasi kanë kërcënuar me shpërthime bombash.

Nga Policia Kombëtare greke është ngirut alarmi dhe sipas telefonuesve shpërthimi do të ndodhë në tre ambasada, atë të Izraelit, Egjiptit dhe Amerikës.

Televizioni SKAI-t i tha se bomba do të shpërthente në ambasadën amerikane, OPEN se bomba do të shpërthente në ambasadën e Egjiptit dhe Kontra se bomba do të shpërthente në ambasadën izraelite.

Forcat TEEM (Departamenti i Asgjesimit të Mjeteve Eksplozive) ndodhen në vendngjarje.

Advertisement

Pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë. Do të vijojë një kontroll i brendshëm.

Trending

Exit mobile version