Albania
Ambasadori britanik reagon pas kompromisit mazhorancë-opozitë, King-Smith: Parlamenti funksional, në interesin e qytetarëve shqiptarë
Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka reaguar pas kompromisit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës për normalizimin e jetës parlamentare.
King-Smith u shpreh se është i vetëdijshëm se kompromiset politike janë të vështira dhe kërkojnë guxim dhe vendosmëri, ndërsa shtoi se është i kënaqur me progresin e vazhdueshëm drejt rikthimit të parlamentit normal.
Sipas tij, ky i fundit është në interesin më të mirë të të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe perspektivës së ardhshme të Shqipërisë.