Anne Hathaway tha ‘InshaAllah’ gjatë një interviste dhe rrjeti shpërtheu

albnews
By
2 Min Read

Aktorja e njohur Anne Hathaway është bërë virale në rrjetet sociale pas një deklarate të saj gjatë një interviste të fundit.

Gjatë një interviste të fundit për revistën prestigjioze People, ylli i filmit “The Devil Wears Prada” ka tërhequr vëmendjen e fansave me një detaj të pazakontë: ndërsa fliste për planet e saj në të ardhmen dhe projektet që pritet të vijnë, Hathaway përdori krejt natyrshëm shprehjen “Inshallah”.

Menjëherë pas publikimit të intervistës, rrjeti “u çmend” dhe përdoruesit e kapën menjëherë këtë moment, duke e shpërndarë masivisht në platforma të ndryshme. Reagimet më të shumta erdhën sidomos nga komuniteti mysliman, ku shumë fansa u shprehën të surprizuar dhe njëkohësisht të kënaqur nga përdorimi i kësaj shprehjeje nga aktorja.

Disa komentues shkruan se nuk e prisnin kurrë që Anne Hathaway ta kishte këtë fjalë në fjalorin e saj, ndërsa të tjerë e vlerësuan për natyralitetin dhe mënyrën e qetë me të cilën e shqiptoi, pa e bërë “sensacion” apo pa u përpjekur të tërhiqte vëmendje.

Me një deklaratë të thënë rastësisht, Anne Hathaway duket se fitoi edhe një valë të re simpatie në internet, duke dëshmuar edhe një herë se si një detaj i vogël mjafton për ta vendosur sërish në qendër të vëmendjes.

Share This Article