Show - Biz

Atletico betonon pozitën e parë

Published

on

Atletico Madrid e ka mposhtur sot në Wanda Metropolitano, Sevillën me rezultat 2-0. Correa dhe Saul shënuan për Atleticon derisa pas 16 xhirove, me dy ndeshje më pak të zhvilluara tanimë skuadra e Diego Simeones ka 41 pikë, katër më shumë se Real Madrid në pozitën e dytë.

Atletico Madrid e ka përforcuar sonte kreun e tabelës duke e mundur me rezultat 2-0 skuadrën e Sevillës.

Qysh në fillim të kësaj ndeshje, skuadra e Diego Simeones u tregua më e mirë dhe kishte posedimin dhe krijimin e shanseve të saj.

Kështu goli i parë u shënua në minutën e 17-të me anë të Correas derisa asistues ishte Trippier.

Advertisement

Në pjesën e dytë ishte prapë Atletico që e menaxhonte shumë mirë ndeshjen derisa arrinte ta bllokonte Sevillën për të depërtuar në thellësi të zonës së tyre.

Kështu goli i dytë erdhi në minutën e 76-të ku do të shënonte Saul Niguez me asistimin e Llorentes.

Kjo fitore e përforcon pozitën e parë të Atleticos në La Liga me 41 pikë, katër më shumë se Real Madrid në pozitën e dytë.

Por, Atletico ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara dhe në rast se fiton të dyja këto ndeshje do të këtë 11 pikë më shumë se Real Madrid. 

Advertisement

Trending

Exit mobile version