Albania
Basha: Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, ngjarje e madhe për rajonin tonë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.
“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një ngjarje e madhe për rajonin tonë. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë”, shprehet Basha, ndërsa shton se në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike.
“Ndihem krenar që në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike”, përfundon Basha reagimin e tij.
Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49
You must be logged in to post a comment Login