Bota

“Bleu rivalët dhe krijoi monopol”, gjykata mund të detyrojë Zuckerberg që të shesë Instagram

Published

on

Një gjykatë amerikane në Uashington mund të sjellë telashe serioze për gjigandin e rrjeteve sociale, META.

Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës në Shtetet e Bashkuara akuzon se kompania e Mark Zuckerberg, ka blerë Instagram në 2012-ën dhe WhatsApp-in në 2014-ën për të eliminuar rivalët, një lëvizje kjo që i garantonte privilegjin e monopolit.

Autoritetet amerikane i rishikuan dhe aprovuan këto blerje, por u zotuan që të monitoronin pasojat.

Nëse META humbet këtë gjyq, Mark Zuckerberg do të detyrohej që t’i shiste të dyja platformat, si Instagram ashtu edhe WhatsApp.  

Advertisement

Trending

Exit mobile version