UK

Boris Johson manjat mediatik? Ish-kryeministrit përflitet se do të zgjidhet kryeredaktor i gazetës së madhe britanike 

Published

on

Boris Johnson ka mjaft kohë në dorë që kur u detyrua të largohej nga Downing Street.

Pse të mos drejtojë një media?

Sipas Skynews emri ish-kryeministrit është diskutuar si kryeredaktor i gazetës së madhe të përditshme britanike, The Telegraph.

Advertisement

Nëse kjo do të ndodhte, për Boris do të shënonte një rikthim të madh në gazetari pasi karrierën e tij e filloi si korrospodent i Brukselit në të njejtën gazetë në fillim të viteve 1990.

Johson aktualisht është editor i revistës Spectator dhe një herë në javë shkruan opinione për Dailymail.

Telegraf një gazetë e përditshme e preferuar nga mbështetësit e Partisë Konservatore është në shitje pasi Dhoma e Lordëve bllokoi një ofertë nga fondi RedBird IMI i mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe për të blerë gazetën.

Advertisement

Johnson nuk do të ishte konservatori i parë kryesor që do të fitonte një punë në media. Nëse emërohej, ai do të ndiqte hapat e George Osborne, i cili redaktoi Evening Standard midis 2017 dhe 2020 pasi shërbeu si kancelar.

 

Advertisement

Trending

Exit mobile version