Kosova

Britania sivjet mirëpret e Procesit të Berlinit, Hargreaves: Synojmë nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor

Published

on

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se këtë vjeshtë Mbretëria e Bashkuar, do të jetë nikoqire e Procesit të Berlinit për të nxitur diskutimet dhe për të rritur bashkëpunimin midis 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Këtë vjeshtë, Mbretëria e Bashkuar ka kënaqësinë të jetë mikpritëse e Procesit të Berlinit, për të nxitur diskutimet dhe për të forcuar bashkëpunimin me dhe ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

Ambasadori Hargreaves ka thënë ditën e djeshme folur në ceremoninë e hapjes së takimit të ministrave të Bujqësisë nga Europa Juglindore, që këtë vit po mbahet nën kujdesin e Procesit të Berlinit.

“Falënderova Qeverinë e Kosovës për organizimin e takimit dhe shpresova që diskutimet lidhur me të ardhmen e bashkëpunimit rajonal dhe reformat në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural të jenë frytdhënëse”, ka shkruar Hargreaves.

Advertisement

Vitin e kaluar Samiti i Procesit të Berlinit u mbajt në kryeqytetin e Gjermanisë, në Berlin.

Nga Kosova në Samitin e 10-të të kësaj nisme të rëndësishme rajonale mori pjesë kryeministri Albin Kurti.Në këtë Samit nënshkruhen marrëveshje që kanë ndikim në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Advertisement

Trending

Exit mobile version