Kosova

Britanikët të prerë: Nuk lejojmë krijimin e një enklave serbe në Kosovë

Published

on

Në Parlamentin britanik sot është diskutuar për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe krijimin e Asociacionit.

Deputetja britanike e cila kryeson edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia Kearns sot në Parlamentin Britanik ka ngritur çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe Asociacionit.

Kearns ka shkruar se ndjehet e çliruar pasi ka dëgjuar nga përfaqësuesit e Qeverisë britanike se nuk mbështesin krijimin e një enklave serbe në Kosovë.

Ajo ka shtuar se është e rëndësishme që të mos rrënjoset etno-nacionalizmi në Ballkan.

Advertisement

“Shumë e lehtësuar kur dëgjova Qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”, ka shkruar Kearns.

Në fjalimin e saj Kearns dëgjohet teksa shpreh shqetësim meqë sipas saj përmes propozimit franko-gjerman po synohet krijimi i një enklave në Kosovë në stilin e “Republika Srpskas”.

Pas kësaj ka folur edhe përfaqësuesi i Qeverisë britanike, ministri për Evropën, Leon Docherty duke thënë se e ndan të njëjtin shqetësim me deputeten Kearns sa i përket Asociacionit dhe thotë se s’bëhet fjalë për krijimin e një enklave një-etnike në Kosovë.

Advertisement

Njëjtë është shprehur edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ka thënë se Kosova është vend multietnik dhe komunat e saj do të mbeten multietnike dhe sipas tij, nuk ka diskutim për krijimin e një enklave mono-etnike.

Trending

Exit mobile version