Albania

“Bufi i kënetës dhe Latifi”/ LaCivita i përgjigjet etiketimeve të Ramës me imazhin e miut në kthetra

Published

on

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka vijuar “thumbimet” e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, përmes një postimi në platformën X (ish-Twitter).

Vetëm 3 ditë para zgjedhjeve të 11 majit, LaCivita ka publikuar një foto simbolike që tregon një buf që ka kapur një mi, duke e shoqëruar me etiketimin e adresës zyrtare të kreut të qeverisë, Edi Rama, pa asnjë koment tjetër.

Kjo nuk është hera e parë që LaCivita përdor llogarinë e tij personale në X për të sulmuar Ramën, të cilin e ka krahasuar me një mi, në përgjigje të etiketimit të kryedemokratit Sali Berisha si “bufi i kënetës” nga ana e kryeministrit.

Megjithatë këto replika në distancë janë vijuar edhe nga vetë Rama, që përveç cilësimeve ndaj Berishës, nuk ka ngurruar të quajë LaCivita me tone ironike si “Latifi”.

Advertisement

Trending

Exit mobile version