Albania

Bylykbashi: Zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme më shumë se 30 ditë, antikushtetuese

Published

on

Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi ka reaguar sot për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 23 qershor duke e konsideruar antikushtetuese dhe të pajustifikueshme për shifrat e epidemisë në Shqipëri.

“Të gjitha vendet e tjera që sot kanë kriza të vërteta shëndetësore me qindra-mijëra të sëmurë e dhjetëra-mijëra të vdekur si Italia, Britania, Gjermania, Franca dhe SHBA, e kanë deklaruar zgjatjen maksimumi nga 3–11 maj. Ka shumë që kundërshtojnë këto zgjatje masash, madje në SHBA ka protesta të mirëfillta në rrugë”, u shpreh Bylykbashi.

Bylykbashi shprehet se shifrat e ulëta të të infektuarve nuk e justifikojnë shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sigurisht kushdo, e kupton që nëpër rrugë, në tregje, supermerkata, vende pune, por dhe në familje, virusi bredh lirisht dhe zgjatja duhet. Por shifrat e Edi Ramës, 609 të identifikuar me virus dhe 26 të vdekur, nuk e justifikojnë aspak zgjatjen deri në qershor kur të tjerët me kriza të vërtetë shëndetësore po i zgjasin vetëm 3-4 javë. Por çështja nuk është nëse duhet zgjatur apo jo. Çështja është, a ka Kryeministri të drejtë të propozojë një zgjatje sa i teket qejfi dhe Parlamenti ta miratojë kërkesën për kufizim?”, shprehet ai.

Advertisement

Sipas Bylykbashit, zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme më shumë se 30 ditë është  antikushtetuese.

“Afati fillestar që parashikon Kushtetuta është 30 ditë dhe shtesa nuk mund të jetë më e gjatë se afati fillestar. Kushtetuta detyron që të merren masa të jashtëzakonshme që fatkeqësia natyrore, qofte edhe pandemia, të përballën sipas afateve.‎ Nëse nuk mjafton, qeveria të kërkojë në Parlament zgjatje tjetër 30-ditore, e po nuk mjaftoi shtesa e parë, të arsyetojë dhe kërkojë një tjetër. Afati shërben edhe që të matet efikasiteti i masave. Ndërkohë të mos harrojmë se janë kufizuar te drejta e liri themelore kushtetuese për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, e para liria e lëvizjes. Nëse do te kishim mburojën imunitare kushtetuese, Gjykatën Kushtetuese, sot do e vendoste ajo nëse Rama, nën pretekstin e koronavirusit, mund të zgjasë gjendjen e jashtëzakonshme dhe kufizimin e lirive të shqiptarëve aq sa i leverdis pushtetit të tij edhe pse statistikat nuk e justifikojnë”, tha ai.

Advertisement

Trending

Exit mobile version