Albania

Cakaj: Puna e kryer për Luginën e Preshevës, nder i jetës

Published

on

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka falënderuar Kuvendin Komunal të Bujanocit dhe të gjithë Luginën e Preshevës për vlerësimin e dhënë për punën e përbashkët të kryer deri më tani.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Cakaj u shpreh se puna e kryer për Luginën e Preshevës, përtej detyrimit institucional, ka qenë nder i jetës së tij dhe se së shpejti do të marrë pjesë në çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.

Qytetarët e Luginës së Preshevës, në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë nga Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëadministrimit Lokal, Marija Obradovic, e cila gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, ka refuzuar propozimin e Kuvendit Komunal të Bujanocit, që Ministri në detyrë Gent Cakaj, të shpallet “Qytetar Nderi” i Bujanocit, kanë vendosur postera në të cilat shfaqet foto e Kryediplomatit Cakaj dhe shkruhet “Nderi Bujanocit dhe i gjithë Luginës”.

Shkrimi i plotë i Cakaj:

Advertisement

Faleminderit nga zemra Luginë për vlerësimin për punën e përbashkët! Puna me ju, përtej një detyrimi institucional, ka qenë nderi i jetës sime. Shihemi së shpejti në hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë!

Trending

Exit mobile version