Albania

Camp Nou i Barcelonës kthehet në arenë dhune mes shqiptarëve dhe rumunëve. MOMENTI I SHERRIT

Published

on

Një përleshje me mjete të forta dhe thika është regjistruar këtë të premte mes dhjetëra punëtorëve shqiptarë dhe rumunë që po punojnë për ndërtimin e stadiumit Camp Nou në Barcelonë.

Sipas të dhënave paraprake më shumë se 20 persona janë përfshirë në aktet e dhunës, teksa 6 prej tyre kanë mbetur të plagosur rëndë.

A2 raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në kantierin e “Camp Nou”, i cili aktualisht po i nënshtrohet një rikonstruksion të plotë.

Gazetarja e “SER Catalyna”, Anna Punsi tregon se nënkontraktori ka vendosur që të largojë nga puna të gjithë personat e përfshirë në aktet e dhunës, teksa një hetim ka nisur.

Advertisement

“Ishte një përballje mes punëtorëve rumunë dhe shqiptarë. Ata ishin operatorë të një kompanie nënkontraktore. Siguria e punimeve dhe e kantierit është në dorën e një kompanie private sigurie të punësuar nga kompania e ndërtimit”, shkruan gazetarja.

https://albuktv.com/wp-content/uploads/2024/10/Zfs5XJ8A4R4_aIu1.mp4

Advertisement

Trending

Exit mobile version