/var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/amp-single.php on line 77

Warning: Trying to access array offset on false in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/amp-single.php on line 77
" width="36" height="36">

Show - Biz

Çati dhe pemë që “shkulen”, stuhia e fortë “pushton” Italinë, të hënën mbërrin në Shqipëri

Published

on

Italia është goditur sërish ditën e djeshme nga moti i keq, ku stuhitë e shiut breshëri dhe era kanë bërë që shumë zona të kenë probleme.

Më e rëndë gjendja është paraqitur në zonën e Toskanës, në Versilia, për të cilën guvernatori Eugenio Giani thekson se vendi është goditur nga një stuhi e fortë shiu dhe breshëri, ndërsa era arrin deri në 108 km/h.

“Një trazirë intensive po kalon zonat e Versilia- shkruan guvernatori toskan Eugenio Giani në mediat sociale – me një stuhi të fortë breshëri dhe me erëra deri në 107 km/h në Forte dei Marmi, duke lëvizur në zonat e brendshme”, u shpreh Giani.

Ndërkohë që edhe në Verona situata ka qenë mjaft e rënduar për shkak të erës së fortë dhe reshjeve të dendura të shiut dhe breshërit.

Advertisement

Një tornado goditi Monteçhia Crosara, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sallën e sportit, ku u shembën edhe disa pemë.

Ndërsa era e fortë ka bërë që të bien edhe tjegullat nga çatitë duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Sipas parashikimeve stuhia pritet të prekë edhe Shqipërinë përgjatë ditës së sotme(e hene), çka do të sjellë edhe një ulje të ndjeshme të temperaturave në të gjithë territorin.

Advertisement

Trending

Exit mobile version