Show - Biz
City fiton derbin ndaj Chelseat, shkëputet në tabelë
Gjuajtja e përkryer e Kevin de Bruyne në pjesën e dytë ia siguroi liderit të Premier Leagues, Manchester Cityt, një tjetër trepikësh.
Manchester City të shtunën arkëtoi pikët e plota në duelin e vështirë përballë Chelseat në “Etihad Stadium”.
City fitoi me rezultatin 1:0 me shënimin e mesfushorit belg në minutën e 70-të.
Ai me një gjuajtje të saktë e shumë të fortë nga distanca mposhti portierin Kepa Arrizabalaga, dhe tani City në krye të tabelës, ka 13-të pikë më shumë se skuadra që drejtohet nga Thomas Tuchel.
Kepa në fakt e shpëtoi skuadrën e tij në pjesën e parë kur e priti një tentim të Jack Grealishit në minutën e 40-të.
Pak minuta pasi nisi pjesa e dytë, Edersoni e ndali Romelu Lukakun, që e pati mundësinë më të mirë për “blutë e Londrës”.
City pas 22 ndeshjeve ka 56 pikë si lider. Chelsea është i dyti me 13 pikë më pak.