Technologji

Çmimet e larta: Kroatët e kanë vështirë të bëjnë pushime në plazhet e tyre (video)

Published

on

DW Shqip

Kroatët mezi arrijnë të përballojnë pushimet në plazhet e tyre. Dikur Kroacia konsiderohej një destinacion i përballueshëm për pushimet verore buzë detit. Por kjo ka ndryshuar vitet e fundit.

Futja e euros, inflacioni i lartë dhe mungesa e fuqisë punëtore janë vetëm disa nga arsyet për rritjen e ndjeshme të çmimeve në bregdetin kroat. Për turistët e huaj, çelësi i suksesit të turizmit qëndron më pak te çmimi dhe më shumë te cilësia e asaj që ofrohet në Kroaci. Po turistët vendas mezi arrijnë t’i përballojnë pushimet në plazhet e vendlindjes.

DW

Advertisement
https://albuktv.com/wp-content/uploads/2025/08/AQOgtr3_wmFypFCZwHzWGJcYkd52g2JI0cPDRBJnZ0eRlf-f_wpJZ8vJB1IP1qJqC3vtI9ceaLpDc6y_Qtcx7qfocHg1sJpOj1fchks-fw.mp4

Trending

Exit mobile version