Bota

Danimarka ndërton gardh në kufirin me Gjermaninë

Published

on

Danimarka ka filluar të ndërtojë një gardh prej 70 kilometrash përgjatë kufirit të saj për të penguar derrat e egër që hyjnë në vend, nga Gjermania, në një përpjekje për të parandaluar përhapjen e gripit të derrit në fermat e vendit.

Puna filloi sot në Padborg, një qytet 220 kilometra në jugperëndim të Kopenhagës. Një  gardh prej 1,5 metrash, që do të kushtojë rreth katër milionë euro, u autorizua nga parlamenti danez qershorin e kaluar. Qeveria kishte paralajmëruar se eksportet e mishit jashtë BE vlerësohen në 1,4 miliardë euro në vit dhe ajo dëshiron të ruajë shifrat e eksportit nga gripi i derrit.


Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Trending

Exit mobile version