Shqiperia

Dita e Kujtesës, ambasadori britanik dhe gjerman kujtojnë të prekurit nga lufta

Published

on

Ambasadori britanik, Alastair King-Smith dhe ambasadori gjerman, Karl Bergner, organizuan të dielën një event të përbashkët me rastin e Ditës së Kujtesës 2023.

Dy diplomatët, të shoqëruar edhe nga politikanë dhe zyrtarë të shtetit shqiptar, vendosën kurora lulëkuqesh në Memorialin e të Rënëve të Komonuelthit, pranë Parkut të Liqenit Artificial në Tiranë.

Një minute heshtje u ndoq nga ceremonia përkujtimore.

Memoriali është ngritur për të kujtuar të gjithë të prekurit nga lufta dhe konfliktet në botë. 

Ambasadori King-Smith recitoi “Fundi dhe Fillimi”, një poezi e shkruar nga poetja polake, fituese e çmimit Nobel, Wislawa Szymborska. 

Advertisement

Trending

Exit mobile version