UK
Divorci më i shtrenjtë në Britani i bilionerit! Farkhad Akhmedov i paguan ish-gruas në cash dhe art
Bilioneri britanik Fakrhad Akhmedov ka pranuar që t’i paguajë ish-bashkëshortes rreth 135 milion pound në para cash dhe në vepra arti, duke bërë që ky të jetë divorci më i kushtueshëm i trajtuar ndonjëherë nga Gjykatat e Mbretërisë së Bashkuar.
Marrëveshja i jep fund një beteje ligjore të gjatë dhe të hidhur, ku ish-bashkëshortët kërkonin të ndanin asete të cilat kishin juridiksione të ndryshme dhe ndodhen në 9 shtete. Sipas marrëveshjes, oligarku Akhmedov do të mbajë jahtin e tij 9-katësh 115 m të gjatë.
Marrëveshja e bën Tatiana Akhmedova-n një nga gratë më të pasura në botë, ndërkohë që Gjykatësi i çështjes ka thënë se familja Akhmedov ishte më e palumtura dhe e përçara që është shfaqur ndonjëherë në sallën e tij.