Kosova

E rëndë në Malishevë! Dhëndri vret me armë zjarri dy vëllezërit

Published

on

Dy persona kanë mbetur sot të vrarë në Gollubovc të Malishevës.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga koloneli i Policisë së Kosovës, Lumni Graishta.

“Është vrasjen e dyfishtë, viktima dy vëllezër nga fshati Gollubovc-Malishevë”, tha Graishta.

I dyshuari është dhëndëri i tyre, nga një fshat i komunës së Drenasit.

Advertisement

I dyshuari gjendet në arrati.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:30, jemi njoftuar se dy persona të gjinisë mashkullore, të moshës madhore (vëllezër), janë dërguar në QMF-në e Kijevës si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Golluboc të Malishevës.

Advertisement

Personeli mjekësor në QMF ka konstatuar vdekjen e viktimave. Njësitë e nevojshme policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Lidhur me rastin, deri më tani është identifikuar një person i dyshuar, gjithashtu mashkull i moshës madhore. Në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin dhe arrestimin e të dyshuarit.

Advertisement

Trending

Exit mobile version