Albania

Emërimet e reja në qeverinë britanike, Ministri Hasani: Do vijojmë bashkëpunimin për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve

Published

on

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka reaguar pas emërimeve të reja në qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Kryeministri Rushi Sunak shkarkoi nga detyra Suella Braverman, e cila u zëvendësua nga James Cleverly, ndërsa postin e këtij të fundit e mori ish-kryeministri David Cameron.

Hasani ka shprehur urimet m për marrjen e detyrave të reja, ndërsa ka theksuar se Shqipëria do vijojë bashkëpunimin për të forcuar marrëdhëniet mes vendeve.

Reagimi i Hasanit

Advertisement

Urime për David Cameron, me emërimin e tij si Sekretar i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit dhe urimet më të mira për James Cleverly për rolin e tij të ri si Sekretar i Brendshëm.

Mezi presim të vazhdojmë përpjekjet tona bashkëpunuese për të forcuar marrëdhëniet Shqipëri-MB dhe për të mbështetur bashkëpunimin për çështjet rajonale dhe të sigurisë.

Trending

Exit mobile version