Maqedonia
Flamuri i NATO-s vendoset para Qeverisë së Maqedonisë
Sot autoritet e Maqedonisë kanë vendosur flamurin e NATO-s para Qeverisë së vendit.
“Vendi jonë është në rrugë të drejtë në rrugën drejtë progresit. Pritëm me dekada por u kthyem në autostradën e Evropës. Ne tani e tutje do të marrim pjesë në punën e Aleancës më të fuqishme në botë. Por të jeni të sigurt se me ratifikimin e protokollit në të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-së, ne edhe zyrtarisht do të bëhemi anëtarja e 30 e NATO-s, me të drejtë vote. Kjo është një flet e re në historinë tonë. Uroj qytetarët e Maqedonisë, sepse merita e tyre është e madhe”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Ai ka falënderuar edhe kolegun e tij grek Aeksis Cipras, bashkë me të cilin siç u shpreh se “gjetëm një zgjidhje e cila do të shërbej edhe për shumë kolegë tanë në Ballkan”.
Warning: Undefined variable $user_ID in /var/www/wptbox/wp-content/themes/zox-news/comments.php on line 49
You must be logged in to post a comment Login