Sports
Futboll mes “acarit”, lojtarët pijnë çaj në fushë
Të pish çaj në fushë, teksa luan një ndeshje profesioniste futbolli. Nuk është një mënyrë shprehjeje për të treguar që angazhimi i lojtarëve nuk ishte ai i duhuri. Në Turqi kjo ndodhi për shkak të temperaturave të acarta.
Në ndeshjen e luajtur në fushën e Erzurumspor, në Ligën e Parë, termometri gjatë lojës tregonte -14°C. I ftohti kaq i madh e bënte të vështirë zhvillimin normal të ndeshjes, teksa futbollistët e kishin të vështirë edhe të vraponin.
Në fund, Erzurumspor fitoi minimalisht 1-0 kundër Corum, duke marrë tri pikë tejet të rëndësishme drejt ambicieve për tu kthyer në elitën e futbollit turk. Por, ajo ndeshje do të kujtohet mbi të gjitha për momentet e pauzës, kur lojtarët konsumuan çaj në fushë.