Show - Biz

Futbolli në ankth/Shtrohet me urgjencë në spital ish-sulmuesi i njohur italian…

Published

on

Këto janë orë ankthi dhe shqetësimi për Totò Schillaci, pas shtrimit me urgjencë në spital. Ish-sulmuesi sicilian, ndodhet i shtruar në spital, siç konfirmuan burime familjare përmes rrjeteve të tij sociale.

Ende nuk dihet se nga se është shtruar me urgjencë, por gjendja është e stabilizuar.

 “Duke pasur parasysh thirrjet e panumërta nga shumë gazeta dhe duke pasur parasysh lajmet e këqija që qarkullojnë, ju informojmë se Totoja jonë e dashur është në gjendje stabile dhe monitorohet nga një ekip mjekësh vazhdimisht natë e ditë. Go Totò”, thuhet në shënimin e familjes.

Advertisement

Trending

Exit mobile version