Albania

Gjykata e Apelit i jep vulën e PD-së Sali Berishës, rrëzohet Lulzim Basha

Published

on

Vendimi i Kuvendit të jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike që në 11 dhjetor 2021 shkarkoi si kryetar Lulzim Bashën u la në fuqi nga Gjykata e Apelit.

Këtë të martë tre gjyqtaret Alma Ahmeti, Elona Toro dhe Iliba Bezati vendosën unanimisht të mos pranojnë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, pjesë e  grupimit Basha, për të zhbërë vendimin e dy viteve më parë të Gjykatës së Shkallës së Parë, që njohu legjitimitetin e Kuvendit të Rithemelimit të Partisë Denokratike.

Vendimi i Gjykatës së Apelit do të thotë se kryetar i PD-së, edhe zyrtarisht tani, është Sali Berisha.

Me këtë verdikt zgjidhet çdo mosmarrëveshje mbi vulën, logon, simbolet dhe forumet politike të Partisë Demokratike. Sali Berisha është i fituari i madh i kësaj beteje ligjore.

Advertisement

Por a mbyllet këtu kjo çështje? E sigurt është që ky vendim i Apelit është i formës së prerë.

Po ashtu e sigurt është që humbësit mund të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë. E njëherazi e sigurt është që nëse ndodh diçka e tillë, mediat do ta ndjekin me të njëjtin interes.

Megjithatë, edhe nëse pala e zotit Basha e ankimin vendimin në gjykatën e Lartë, me zbardhjen e vendimit, gjithçka kalon në duart e Sali Berishës dhe forumeve të dala nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

Advertisement

Në mënyrë të përsëritur Lulzim Basha pati  deklaruar se do ta njohë vendimin e gjykatës dhe ftoi palën tjetër të bëjë të njëjtën gjë. Por tani që humbi me vendim të formës së prerë pritet të shikohet a do të ankohet apo jo për vulën. Pala tjetër që është fitimtarja i ka vendimet më të thjeshta. Mesazhi i parë më i rëndësishëm është ai i bashkimit.

Trending

Exit mobile version