Kosova

Haradinaj: Armiku në Reçak nuk i kurseu as pleqtë, as gratë, e as fëmijët

Published

on

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka theksuar se Reçaku më 15 janar 1999, u vesh kuq e zi, me flamujt që mbulonin trupat e më të dashurve. 

21 vite më parë, forcat serbe kryen në Reçak njërën nga masakrat më të mëdha në ndaj njerëzimit në Kosovë, e cila masakër u raportua nga misioni i OSBE-së.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Reçaku më 15 janar 1999, u vesh kuq e zi, me flamujt që mbulonin trupat e më të dashurve. 

Armiku nuk i kurseu. As pleqtë, as gratë e as fëmijët.

Ato motra e vëllezër tonë, u vranë vetëm se ishin shqiptarë. 

Nuk kishin faj tjetër. Ata jetonin në trojet e tyre, në shtëpitë e tyre. 

Le të mbetet ky krim gjithmonë në kujtesën e shqiptarëve, në ndërgjegjien e atyre që e planifikuan dhe kryen dhe në ndërgjegjien e atyre që ndanë trojet tona para një shekulli.

Urojmë që gjenocidi i ushtruar në Kosovë, të mos i ndodh asnjë populli. 

Lavdi Dëshmorëve e Martirëve të Lirisë! 

Advertisement

Trending

Exit mobile version