Kosova

Hoti: Votuesit e LDK-së nuk e votojnë as VV’në as Vjosa Osmanin

Published

on

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherit edhe kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, ka thënë se kandidatja për presidente nga radhët e LVV-së, Vjosa Osmani, njëherit edhe ushtruese e detyrës së presidentit, nuk ka kurrfarë ndikimi tek votuesit e LDK-së.

Hoti, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se as largimi i Osmanit, e as fushata e saj politike nuk i sjellë vota tradicionale të LDK’së asaj.

“Largimi nga LDK ka pasur zero ndikim. Besoj se unë njoh edhe strukturat edhe elektoratin tradicional të LDK-së. Efekti i saj është zero. Nuk e duron elektorati i LDK-së Vjosa Osmanin. Njerëzit që kanë qenë tradicionalisht LDK nuk e votojnë Vetëvendosjen”, deklaroi Hoti.

Kreu i ekzekutivit në detyrë e ka konsideruar si propagandistike prezencën e flamurit të ish-presidentit Rugova në tubimet elektorale të VV-së.

Advertisement

Prijësi i listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK-së ka numëruar Marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë si sukses të nomenklaturës së shtatë.

“LDK ka dhënë arsyeshmërinë e plotë të rrezimit të qeverisë paraprake, vendimet që kanë marrë LDK-ja kanë qenë të plota. Marrëveshja e Uashingtonit është më e madhja që është nënshkruar ndonjëherë”, ka thënë ai. 

Advertisement

Trending

Exit mobile version