UK

Huaja e qeverisë britanike prek rekord

Published

on

Skemat për mbështetjen e energjisë për familjet e kanë shtyrë qeverinë e Britanisë së Madhe që të marrë hua.

Kjo ka bërë që të regjistrohet niveli më i lartë në muajin shkurt, që prej nisjes së rekordeve më 1993.

Dallimi në mes të shpenzimeve dhe të hyrave nga tatimi ka qenë 16.7 miliardë funta, ka njoftuar Zyra Kombëtare e Statistikave, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.

Kjo zyrë ka thënë se shumica e shpenzimeve kanë shkuar për skemat e energjisë gjatë këtij viti.

Advertisement

Sidoqoftë, interesi i paguar për borxhin qeveritar ka qenë 6.9 miliardë funta gjatë shkurtit, 1.3 miliardë më pak se në fillim të vitit.

Trending

Exit mobile version