Bota
Humbin jetën 12 emigrantë
Të paktën 12 emigrantë humbën jetën pas mbytjes së anijes së tyre në detin Jonian, që transportonte 50 persona, njoftuan rojat bregdetare greke.
“Rreth 12 trupa u gjetën. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë”, deklaroi një zyrtar i rojave bregdetare duke shtuar se 20 persona ishin shpëtuar.
Anija, me rreth 50 persona në bord, u fundos në brigjet e ishullit Paxos, ndërkohë që po përpiqej të mbërrinte në brigjet e Italisë.
“Gjashtë patrulla të rojave bregdetare dhe dy helikopterë u angazhuan në operacionet e shpëtimit”, sipas autoriteteve.
Mijëra emigrantë kanë humbur vitet e fundit në Mesdhe, duke u bërë kështu kalimi detar më i rrezikshëm në botë.
Në vitin 2019, Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (OIM) regjistroi 1283 të vdekur në Mesdhe./