Bota

India regjistron mbi 126 mijë raste të reja me coronavirus

Published

on

India sot raportoi 126.789 raste të reja të coronavirusit, rritja më e lartë një ditore e infeksioneve që nga fillimi i pandemisë.

Kjo është dita e dytë radhazi që vendi ka raportuar një historik të lartë të rasteve të reja.

India është mes një vale të dytë të pandemisë pas pikut të mëparshëm në rastet e muajit shtator të vitit të kaluar.

Shteti i Maharashtrës vazhdon të raportojë vdekjet dhe rastet më të larta në vend, sipas Ministrit të Shëndetësisë, Harsh Vardhan dhe disa shtete të tjera gjithashtu kanë parë një “ngritje” në raste.

Advertisement

Ndryshe, zyrtarët shëndetësorë të shtetit Maharashtra, Odisha dhe Punjab thanë se po përballen me mungesë të vaksinave kundër COVID-19.

Trending

Exit mobile version