Misioni i Iranit në OKB e ka quajtur përgjimin e një anijeje tregtare, të quajtur Touska, nga SHBA-të, një “shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare”.
Më parë, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, e përmendi anijen mallrash me emër në një konferencë për shtyp, pasi ajo u sekuestrua si pjesë e bllokadës detare të SHBA-së ndaj porteve iraniane. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte thënë se Touska u ndalua pasi nuk iu përgjigj një paralajmërimi për t’u ndaluar .
Tani, Misioni i Iranit në OKB thotë se anija “mbante furnizime kritike për dializë dhe pajisje mjekësore” kur u ndalua më 19 prill.
Në një deklaratë, thuhet se ky veprim shkel ligjin ndërkombëtar, “duke përfshirë ndalimin e prerë të agresionit, të drejtat e njeriut dhe të drejtën për jetë”.
“Ky akt shtrëngues dhe i paligjshëm rrezikon jetë, minon lirinë e lundrimit dhe i vë pacientët e cenueshëm në rrezik të madh”, shton ajo.

