Bota

Iranianët kërkojnë kokën e udhëheqësit suprem

Published

on

Mijëra protestues sonte kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit suprem iranian, Ali Khamenei, duke thirrur “vdekje diktatorit”.

Demonstruesit dolën në rrugë në Teheran për të protestuar kundër veprimeve të qeverisë iraniane, që sollën rrëzimin e një avioni ukrainas dhe vdekjen e 176 pasagjerëve.

Pas disa ditësh mohimesh, regjimi iranian pranoi se një raketë e lëshuar gabimisht qëlloi avionin të mërkurën.

Avioni i “International Airlines” i Ukrainës, menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran u rrëzua. Viktimat ishin dhjetëra iranianë, kanadezë, si dhe shtetas nga Ukraina, Britania e Madhe, Suedia, Afganistani dhe Gjermania.

Advertisement

Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e udhëheqësit suprem, Ali Khamenei duke thirrur “vdekje diktatorit”, “poshtë me regjimin e gënjeshtrave” dhe “ne duam lirinë”.

Mediat raportojnë se ka pasur demonstrata në të gjithë vendin, por demonstrata më e madhja është zhvilluar pranë Universitetit “Amir Kabir” në Teheran, ku sipas burimeve të opozitës iraniane, morën pjesë mijëra vetë.

Advertisement

Trending

Exit mobile version