Bota

Irlandë, për shkak të COVID-19 e gjithë qeveria në vet-izolim

Published

on

Sot në mbrëmje është planifikuar që Parlamenti irlandez të rifillojë punën dhe në vend të ministrave pritet që në pyetje nga opozita të merren zv/ministrat

Pasi ministri irlandez i Shëndetësisë, Stephen Donnelly, nuk u ndje mirë dhe kërkoi një test për koronavirusin e ri (COVID-19), e gjithë qeveria irlandeze është vendosur në vet-izolim.

Donnelly u ndje i sëmurë dhe kërkoi të testohet për virusin. Më herët gjatë ditës, ai foli në një konferencë për media me kryeministrin dhe zv/kryeministrin irlandez.

Sot në mbrëmje është planifikuar që parlamenti irlandez të rifillojë punën dhe në vend të ministrave pritet që në pyetje nga opozita të merren zv/ministrat. 

Advertisement

Republika e Irlandës deri më tani ka raportuar gjithsej 31.549 infeksione dhe 1.787 vdekje nga COVID-19.

Trending

Exit mobile version